Letra që e bëri kryebashkiakun të xhironte këtë VIDEO në mes të natës
Mbrëmë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndenjur zgjuar për të pritur mesnatën. Arsyeja është emocionuese. Një letër në adresë të kryebashkiakut dërguar nga vogëlushi Morel i cili në ditën e tij të lindjes i ka bërë një kërkesë të parakohshme por shumë të veçantë Veliajt.
“Unë jam Moreli. Klasa IB. Shkolla e kuqe (Pashallari) dhe admiroj shumë punën tuaj për ne fëmijët dhe kur të rritem dua që bursën të ma jepni ju. Më 12.10 do doja t’ju ftoja në festën time. Shpresoj shumë të vish. Me dashuri Moreli”, shkruan djali i gazetares së njohur, kryeredaktores së GSH., Rezarta Delisula, një nxënës i dalluar në mësime, aq sa që tani e ka mendjen te bursa.E është pikërisht kjo letër që ka vënë në “sedër” kryebashkiakun për të pritur kalimin e akrepave.
“I dashur morel, tani është mesi i natës, sapo ka kaluar një minutë nga mesnata. Kjo është dita kur ti je bërë 7 vjeç, dhe unë dua të të uroj gëzuar ditëlindjen. Faleminderit shumë për letrën tënde shumë të bukur. Do gjej një moment që ne të jemi bashkë por doja që ta merrje këtë mesazh për të të thënë ty faleminderit sesa më ke inkurajuar nga historia jote, ke bërë një betejë shumë të vështirë kur ke qenë i vogël fare, ia ke dalë me sukses dhe na ke treguar të gjithëve se kur jemi optimist, kur rrethohemi me dashuri ne mund t’i fitojmë të gjitha betejat. Premtoj që nëse do vazhdosh siç ia ke filluar me nota shumë të mira, patjetër që do jem aty të të jap bursën”, i zotohet në video kryebashkiaku Morelit.
Për më shumë ndiqni videon emocionuese dhe lexoni letrën e plotë të 7-vjeçarit Morel të cilit stafi ynë i uron gjithashtu më të mirat e kësaj jete!
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ASl4W2lRRiQ” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

