Letrat e dashurisë dhe biseda e fundit e Bedries me të bijën! Si e tronditi tradhtia e bashkëshortit

Drama e Bedrie Lokës është më e madhe sesa TikTok-u. Vajza e çiftit Loku ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e prindërve të saj, ku ka treguar se kanë pasur konflikte prej disa kohësh.

Në dëshminë e dhënë për hetuesit, vajza ka treguar se e ëma, e cila i dha fund jetës me fostoksinë më 2 Janar, ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

“Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, ka rrëfyer vajza e çiftit.

Marrë nga Shqiptarja.com

SHKARKO APP