Një letër në Dubai/ I dashur Ergys!

Bledi Mane
Atë natë që ti me çunat pije verën e shtrenjtë “Lafite Rothschild” 50 mijë euro shishja, ne të tjerët ishim në gjumë. Vera e kuqe u derdh në gotë, nga gota në gojën tënde, pastaj vazhdoi rrugëtimin nëpërmjet ezofagut e u derdh në stomak. Aty për pak u përzje me mishin e sapongrënë dhe pasi ngrohu muret e stomakut u përthith menjëherë nga gjaku. Gjaku e mori verën për dore dhe të dy shëtitën kudo në trupin tënd të dembelosur nga mirëqenia e sforcuar. Më pas edhe gjaku edhe vera trokitën në portat e trurit dhe euforia e prodhuar doli jashtë trurit tënd. Një moment tu duk vetja si monarku i Durrësit që bën ligjin edhe në Tiranë, e aty u gëzove e u hidhërove në çast. Tu kujtuan prishjet e pazareve me ministrat dhe zyrtarët Damian Gjiknuri, Ilir Beqja, Frida Krifca, Ben Ahmetaj, Alqi Bllako, Mirlinda Kërçanaj e nuk përtove ti zgjoje nga gjumi. I telefonove, i shave, i kërcënove. Çunat në tavolinë kënaqeshin me ty dhe të yshtnin më tepër se vera e shtrenjtë. Një gotë tjetër, një shishe tjetër dhe ti nga monarku i Durrësit u vetshpalle mbret i shqiptarëve. Fundja kishe të drejtë se para teje kriminelët, paraja, droga, tenderat, laviret, ministrat, deputetët parakalonin të frikësuar nga pesha e pushtetit që të kishte dhënë ty pushteti…
Vera e shtrenjtë e mbaroi ecejaken në trupin dhe trurin tënd, ti e shurrove, shurra u degdis në gropat septike në tokë ndërsa ti fjete i lodhur nga grykësia dhe tangërlliku primitiv.
Ditën tjetër ne që nuk pimë verëra të shtrenjta u zgjuam si gjithmonë pa dhimbje koke ndërsa ti u zgjove në Dubai i fshehur. Ne të tjerët u ulëm të pimë kafen e mëngjesit në Tiranën plot energji ndërsa ti i frikësuar nuk do pish më as kafe, as verë madje as cianurin e turpit. Fundja cianurin e turpit le ta pinë ata që të zgjodhën ty që të drejtosh punët e pista. Ti rezultove i paaftë dhe kjo gjë nuk i falet qeverisë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?