Letrat me vlerë, interes i lartë nga investitorët për titujt afatgjatë

Investitorët shqiptarë, bankat dhe fondet e investimit kanë shfaqur një interes të madh në letrat me vlerë, që në këtë periudhë krize ofrojnë norma më të larta kthimi të investimit, sesa alternativat e tjera që gjenden në treg.

Banka e Shqipërisë zhvilloi këtë javë ankandin për obligacionin 10-vjeçar të qeverisë, për një shumë prej 3,5 miliardë lekësh. Për shumën e shpallur, u ofruan kërkesa me vlerë 6,5 miliardë lekë, duke mundësuar një normë interesi prej 5,38% në vit për këtë instrument afatgjatë. Kërkesa e lartë lidhet edhe me faktin se qeveria vendosi të shfrytëzonte eurobondin për të financuar nevojat e saj gjatë gjysmës së dytë të 2020-s, duke krijuar mjaft likuiditet në tregun vendas.

Ministria e Financave planifikon të kërkojë 96,7 miliardë lekë, apo rreth 784 milionë euro nga tregu i brendshëm. Krahas bonove dhe instrumentave të tjerë më afatshkurtër, priten edhe dy emetime për obligacione afatgjatë 3 dhe 5 dhe 7-vjeçare, që sërish premtojnë një normë interesi favorizuese për investitorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?