Levë në kokë kreut të Inspektoratit të Punës në Shkodër

Kreu i Inspektoratit të Punës në Shkodër është dhunuar nga persona të paidentifikuar ndërsa shkonte në punë mëngjesin e sotëm.

Agim Shimaj është qëlluar me levë në kokë dhe sende të forta në trup, ndërsa shkonte në zyrën e tij. Mësohet se kanë qenë dy persona që i kanë zënë pritë dhe e kanë goditur.

Sipas kallëzimit që ka bërë vetë Shimaj në polici, nuk dihet ende motivi ose shkaku. Policia nuk bën të qartë nëse vetë Shima ka identifikuar autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Inspektoratit të Punës është dërguar në spital ku ka marrë mjekimin dhe më pas është larguar drejt komisariatit për të denoncuar dhe dhënë deklaratën e tij. Policia po punon për identifikimin e autorëve. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?