“Lëviz lirshëm në rrugët tona”, shqiptari i arratisur “çmend” mediat britanike
Kriminelët shqiptarë në Britani vijojnë të jenë më të diskutuarit në mediat vendase.
Së fundmi “Sunday Express” ka trajtuar rastin e një shqiptari të dënuar për vrasje, i cili lëviz lirshëm nëpër rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.
Gazeta trajton rastin e 42-vjeçarit Hektor Mahmutaj, i cili në një kohë ishte në listën më të kërkuar të Interpolit.
Ajo shkruan:
Që kur erdhi nga Shqipëria, Hekuran Mahmutaj është i përfshirë në krim. 10 vite më parë ai ishte dënuar me 2 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Liverpool për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që ai lëviz lirshëm në rrugët e Britanisë.”
Sipas kësaj medie ai nuk mund të ekstradohet në Shqipëri, pasi kjo do të cilësohej si shkelje e të drejtave të njeriut.
Përpos kësaj autoritetet nuk kanë nisur punën fare për ta provuar këtë gjë, ndërkohë as ato shqiptare për ta ekstraduar Mahmutajn.
Britanikja e mbyll shkrimin duke thënë se zyrtarët premtojnë se do të marrin masa ndaj të huajve që bëjnë krime, por kjo bie poshtë pasi shqiptari ende lëviz në rrugët e vendit të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

