Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit, deputeti Muçi: Rama mbron Ballukun, ndërkombëtarët të reagojnë

Lëvizja Bashkë po mban një protestë para godinës së Parlamentit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Deputeti Redi Muçi, deklaroi nga protesta se kryeministri Edi Rama përmes mbrojtjes që sipas tij po i ofron Ballukut, kërkon t’u japë një mesazh njerëzve të vet se do i mbroj nëse bëjnë korrupsion.

”Ne kemi organizuar disa protesta për të ushtruar një presion pozitiv ndaj ligjvënësve, sa i takon çështjes së mandatit të Ballukut. Tashmë siç janë shprehur partia në pushtet, duket sikur do ta mbrojnë, nuk janë të gatshëm t’i heqin imunitetin.

Çështja është sesi Rama do t’u japë një mesazh të vetëve se do t’i mbrojë në këto nivele nga sistemi i drejtësisë. Kjo gjë besoj se në këto 10 vite reformë është e papranueshme dhe e patolerueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pres që ndërkombëtarët të mbajnë një qëndrim ndaj kësaj që po bën Rama. Kemi një përplasje mes pushtetit Ekzekutiv dhe atij Gjyqësor. Fakti që Rama nuk pranon që t’i heqë imunitetin Ballukut, tregon shumë”, tha mes të tjerash Muçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?