Lëvizja e Markut, ja kush vjen prokuror në Tiranë
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka emëron prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, Agron Gjanën.
Gjana ka qenë më herët në krye të Prokurorisë së Durrësit, i shkarkuar në fillim të muajit janar (9 janar) nga ai post, po nga kryeprokurorja Marku.
Me të ardhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku kreu një sërë lëvizjesh në prokuroritë e rretheve.
Gjana e kundërshtoi vendimin e shkarkimit, ndërsa u caktua përkohësisht prokuror në Pukë.
KOHA JONË SONDAZH

