Lëvizja post-Presidencë, Ilir Meta tregon se çfarë do të bëjë
“Kthimi i sovranitetit të popullit shqiptar do jetë një nga çëshjet që do angazhohem në të ardhmen”,-thotë Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Çim Peka Live”, kur u pyet se çfarë do të ndodhë kur ti mbarojë mandati si President.
”Është dëmtuar sovraniteti i vendit dhe i popullit shqiptar që është zot i vendit të vet. Sovraniteti do të jetë tema kryesore, por do të jem i angazhuar për demokracinë, lirinë, ekonominë dhe të drejtave të qytetareve. Kjo do jetë edhe një nga çështjet që do te jetë pjesë e ridimensionimit të opozitës pas 24 korrikut”.