Lëvizje drejtuesish në Policinë e Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka firmosur transferimet e disa prej drejtuesve në Policinë e Tiranës dhe të rretheve.
Kështu, lëvizjet janë bërë në Komisariatin Nr.1 dhe Nr.3 në Tiranë dhe në Komisariatet e Durrësit dhe Shijakut.
Konkretisht, Agim Hoxha nga drejtues i Komisariatit Nr.1 në Tiranë transferohet në Shijak; Elton Alushi nga drejtues i Komisariatit Nr.3 në Tiranë transferohet në Komisariatin Nr.1; Ervin Hasrama nga shef në Komisariatin e Durrësit transferohet tek Komisariati Nr.3 në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

