Lëvizje në Policinë e Kukësit, ja emrat e rinj

Në valën e ndryshime që ndodhin në Policinë e Shtetit, ditën e sotme, ndryshimet kanë prekur Drejtorinë e Kukësit, ku është emëruar drejtori i ri.

Duke filluar nga sot, Policinë e Kukësit do ta drejtojë Zef Laska, ndërsa Agim Basha është emëruar shef komisariati në këtë qytet.

Nga ana tjetër, ish-drejtori i Policisë së Kukësit, Perlat Vatoci, është komanduar drejtor në Policinë e Gjirokastrës. Ish-shefi i komisariatit të Kukësit, Vasil Cela, do të vijojë të ushtrojë sërish të njëjtin post, por në Drejtorinë e Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?