Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit
Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit janë raportuar në disa qarqe.
Në Korçë, Luigj Vathi është emëruar në detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit. Vathi nuk është një emër i panjohur për strukturat e Policisë së Shtetit, pasi më herët ka drejtuar Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Ndërkohë, Gëzim Zhupaj, i cili ka mbajtur drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë për rreth dy vite, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku do të ushtrojë detyrën e shefit të sektorit.
Lëvizjet vijnë në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

