Lëvizje të tjera, ish-nënkryetarja e Bashkisë emërohet zv/ministre e Punëve të Brendshme

Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e datës 17 mars u miratuan disa emërime dhe propozime për anëtarë në institucioneve të ndryshme. Ish-nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, e cila është emëruar zv/ministre e Punëve të Brendshme. Po ashtu është propozuar Kuvendit për emërimin e Diana Dervishi, anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, dhe të kandidaturës së Olta Rushaj si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Agjencia për Media dhe Informim lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 17 mars 2026 si më poshtë:

Vendim për:

Swiss Digital Desktop Reklama

– Autorizimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për rindërtimin e xhamisë në qytetin e Shijakut, sipas tekstit.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Për përcaktimin e kritereve dhe të masës së kompensimit të ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kur emërohet komandant në detyrë jashtë vendbanimit të tij.

– Shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë: Vlorë, Berat, Durrës, Dimal, Mirditë, Himarë, Librazhd, Kavajë, Rrogozhinë.

– Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara është Qendra e Shërbimeve Arsimore.

– Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” të Sistemit të Qendërzuar të Mbledhjes së Gjobave. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” është Inspektorati i Përgjithshëm.

– Projektligj për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Qëllimi i këtij ligji është të mundësojë sigurimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve arsimore, në përputhje me legjislacionin përkatës të secilit prej shërbimeve, duke siguruar cilësi, transparencë, eficiencë dhe efikasitet të vlerësimeve në interes të publikut.

Njëherësh u miratuan edhe disa emërime dhe propozime për anëtarë në insitucione të ndryshme:

– Znj. Anisa Ruseti emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

– Propozim Kuvendit për emërimin e znj. Diana Dervishi anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

– Propozim Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Olta Rushaj sianëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?