Lëvizjet e fundit në Polici, Karamuço: Në qarqet me nivel të lartë kriminal

Në Policinë e Shtetit janë ndryshuar krerët. Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, thotë se lëvizjet janë bërë në qarqet me nivel të lartë të organizatave kriminale.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Rama dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku për zbardhjen e çështjes së Ervis Martinajt, ai tha se ende nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë.

”100 ditëshi mbushet nesër, fillojnë të ndryshojnë drejtuesit e qarqeve. Janë qarqe me problematikë. Ka patur shumë ngjarje të nivelit të lartë të organizatave kriminale, si Shkodra. Se çfarë ka shkuar keq është bërë sot një mbledhje me dyer të mbyllura. Ajo që kemi dëgjuar nga kryeministri është gjetja e një personi që nuk dihet fati i tij është i vrarë apo i zhdukur. Asgjë nuk ka ndryshuar në atë histori”.

SHKARKO APP