Lëvizjet e Tahirit drejt Greqisë, zbardhet dëshmia e Elona Gjebresë

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë, ”arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe është një dokument i përbërë me 33 faqe.

Në dokumentin e plotë janë arritur që të zbulojë vetëm më shumë detaje rreth lëvizjeve të Tahirit në periudhën 2015-2017,kohë kur ai ishte ministër, por edhe pas dorëheqjes së tij.

Nga ana tjetër, zbardhet dhe dëshmia e ish-zv/ministres së Brendshëm, Elona Gjebrea e cila flet për disa udhëtime të familjes së saj dhe të Tahirit drejt Greqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e vendimit të gjykatës

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarime të shtetases Elona Hoxha (Gjebrea) aktualisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë, dhënë në datë 01.12.2017, para prokurorit të çështjes, të dokumentuar në Procesverbal “Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale”. Në tërësinë e deklarimeve, deklaruesja njoftoi për pushimet e familjes së Saimir në Greqi javën e parë të Gushtit 2014, ndërsa nuk njoftoi mënyrën se si udhëtuan nga Saranda në Korfuz (në vajtje), për drejtuesin e mjetin me të cilën udhëtuan vajzat e saj me prindërit e Saimirit (në vajtje) dhe për mënyrën sesi automjetet e tyre të kthimin mbërritën në Greqi.

Sipas deklarueses, në javën e parë Gusht 2014, së bashku me bashkëshorten, Arian Hoxha, shkoi me pushime në Korifuz, Greqi dhe më pas në Lefkadha, Greqi. Për të shkuar në Greqi udhëtoi së bashku me bashkëshortin drejt Sarandës, me mjetin e punës.

Në Sarandë u takuan me Saimir Tahirin. Ministër i Brendshëm në atë kohë, i cili ndodhej së bashku me bashkëshorten e tij. Së bashku udhëtuan në drejtim të Greqisë, duke dalë nga Pika Kufitare Porti Sarandë dhe qëndruan një natë në Korfuz.

Të nesërmen shkuan në Lefkadha ku qëndruan gjashtë ditë në një shtëpi të marrë me qera. Në katin e parë qëndroi ajo së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj Livia dhe Fiona dhe në katin e dytë Saimiri së bashku me familjen.

Për mbërritjen e vajzave në Greqi, kishin përpiluar paraprakisht një deklaratë noteriale nëpërmjet të cilës autorizonin Znj. Luiza Tahiri (nënë e Saimir Tahirit).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?