Lëvizte me pistoletë me 12 fishekë në makinë, arrestohet në Fier 45-vjeçari nga Vlora

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 45-vjeçar nga Vlora për armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mbrostari”.

Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi D.S.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 12 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.S., 45 vjeç, banues në Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

SHKARKO APP