Lëvizte me pistoletë në çantë, pranga 19-vjeçarit nga Kurbini (EMRI)
Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap me pistoletë. Burime zyrtare nga policia e Kurbinit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Rei Nelaj.
Gjatë kontrollit, në një çantë krahu, të riut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
NJOFTIMI I POLICISË
Kapet në një lokal 19 vjeçari i cili posedonte armë zjarri me vete
I sekuestrohen nga kontrolli i çantës edhe municione të tjera dhe drogë
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u kap në një lokal në Kurbin, shtetasi:
– R.N, 19 vjeç, banues në Kurbin
Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi gjatë kontrollit, në një çantë krahu, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale,1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis ku posedues i dyshuar i tyre është shtetasi R.N.
Materialet procedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283/1 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

