FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëvizte me pistoletë silenciator në Durrës, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Policia e Durrësit arrestoi sot në flagrancë një 19–vjeçar që qarkullonte më pistoletë me silenciator.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër”.

Sipas bluve, “ky shtetas është kapur nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?