Lezha del nga terri, stabilizohet situata

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se situata e furnizimit me energji në Lezhë është e stabilizuar. E vetmja zonë me probleme është Zejmeni, i cili furnizohet nga një fider ajror me gjatësi mbi 50 km.

OSHE bën me dije se është punuar gjate natës dhe ende brigadat janë në terren, ndërsa moti nuk është ne favor dhe pengon në realizmin në kohe te zgjidhjes se avarisë.

Nga raportimi i fundit, është vendosur në pune fideri Zejmen dhe po i jepet energji gradualisht çdo fshati, përmes manovrimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht janë 5 fshatra me probleme dhe mendojmë për zgjidhje te shpejte, me përmirësimin e motit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?