Lezha me urë të re

 

Administratori i qytetit Enver Hafizi i pranishëm në momentin e hapjes së urës ka bërë të ditur se lehtësimi i trafikut do të mundësojë ndërhyrjen e menjëhershme në rikonstruksionin e rrugëve të demtuara, ndërsa theksoi se mos respektimi i afateve në kryerjen e punimeve do të shoqërohet me penalitete.

Enver Hafizi ,Administrator i Lezhës : “Megjithëse patëm një bllokim për disa kohë sipas trafikut shumë të rënduar që sa vjen e rritet ishim të detyruar me çdo kusht të hapnim urën. Njëkohësisht duke hapur urën fillojmë riparimin të pjesëve që janë hapur në akset kryesore në Lezhë. Do të na lehtësojë sepse duke qarkulluar në rrugën tjetër ishin të bllokuar edhe për riparimin e rrugëve. Investimet do kryen të gjitha në kohë sepse ka penalitetet e veta. Ne do bëjmë përpjekjet tona por në bashkëpunim edhe me firmat kontraktuese në mënyrë që ti zbatojnë punimet në afatin e duhur.”

Pjesa më e madhe e Invesimeve të nisura prej disa muajsh në qytetin e Lezhës i kanë tejkaluar afatet. Bashkia ka kërkuar nga firmat e kontraktuara të përshpejtojnë punën, në mënyrë që qytetarëve tu jepen në kohë shërbimet që u takojnë.

SHKARKO APP