Lezha në errësirë! Mijëra banorë pa energji elektrike prej 10 orësh
Aktualitet E Premte, 31 Janar 2025 08:58

Që prej orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Lezhë.
Një situatë e tillë ka zënë të papërgatitur familjarë, biznese dhe institucione. OSHEE kishte lajmëruar kthim të energjisë në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm, gjë që nuk ndodhi dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar.
Burime jo zyrtare nga OSHEE bëjnë me dije se vazhdon puna për ndryshimin e transformatorëve në nënstacionin elektrik.