Lezha po shfrytëzon ditët e verës për shmangien e përmbytjeve në dimër

Për të shmangur përmbytjet gjatë muajve të dimrit, bashkia e Lezhës ka nisur pastrimin e kanaleve Kulluese në zonën e Rrilës! Banorët kërkojnë që ndërhyrja të shtrihet në të gjithë territorin e bashkisë, ndërsa kryebashkiaku Fran Frrokaj thotë se do të kërkojë qeverisë mbështetje me mjete pasi ata që ka njësia vendore janë të pamjaftueshme.

Në Lezhë, ditët e nxehta të verës po shfrytëzohen për masa kundër përmbytjeve në dimër.

Hapja e kanaleve kulluese, është domosdoshmëri pasi bujqesia mbetet sektor jetik per shume familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht puna është përqëndruar në zonën e Rrilës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bujqësia mbetet prioritet i Bashkisë Lezhë, ashtu si edhe turizmi.

Fran Frrokaj: Jemi në sezonin e  turizmit tashmë por do ti paraprijmë edhe sezonit të kullimit dhe vaditjes sepse janë dy pjesë të rëndësishme që ndihmojnë bujqësinë në zonën tonë.

Por kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj, ngre si shqetësim mungesën e eskavatorëve, ndaj thotë se do të kërkojnë mbështetjen e qeverisë.

Fran Frrokaj: Flota e mjeteve që ne kemi është tejet e amortizuar përveç një eskavatori që morëm në kuadër të 61 eskavatorëve por që nuk ishte ai që donim ne pasi ne duam një eskavator të madh krahë të gjatë. Ky që kemi le të jetë por të vijë dhe një tjetër. Do i drejtohem me një shkresë Kryeministrit për këtë problem.

Në të gjithë territorin e Bashkisë së Lezhës janë rreth 100 km kanale kulluese që janë pastruar ose hapur rishtasi për të evituar përmbytjet gjatë muajve të dimrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?