Lezhë, 2017-ta vit përkujtimor në nderim të Skënderbeut

2017-ta do të jetë për Lezhën një vit përkujtimor në nderim të jetës dhe veprës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Këtë lajm e ka bërë publik kreu i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, gjatë aktivitetit në përkujtim të 549- vjetorit të vdekjes së heroit.

Ndërsa i është referuar figurës së Skënderbeut, kryebashkiaku i Lezhës kërkoi nga parlamentarët aktual që të mos e mbyllin legjislaturën 4- vjeçare pa shpallur 2 marsin (Kuvendi i Lezhës), si festë mbarëkombëtare, pasi kjo ngjarje është e tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Heroi ynë kombëtar mbetet në histori si luftëtar, strateg, gjeneral, njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. Arriti të ndalonte për 25 vite me rradhë përhapjen e hordhive turke në Ballkan duke mbrojtur atdheun. Me luftën e tij heroike, arriti të fitonte admirimin e të gjithë Europës dhe shumë vendeve të tjera të botës. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi, që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për idealet e lirisë, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij”, tha Kryetari i Bashkisë së Lezhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aktivitetin përkujtimor të vdekjes se heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krahas autoriteteve lokale ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e besimeve fetare dhe qytetarë të shumtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?