Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin, një nga drejtuesit i lënduar transportohet drejt Traumës

Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor mëngjesin e së dielës, rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit.

Si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

(BalkanWeb)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?