Lezhë/Abuzoi me vajzën me aftësi të kufizuar, në pranga 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, por kjo nuk ishte arsyeja pse uniformat blu të Lezhës ishin nisur drejt tij.

Një denoncim i mbërritur pranë komisariatit të Lezhës, vuri në lëvizje efektivët të cilët e arrestuan 60-vjeçarin me inicialet V.N pasi ka ngacmuar një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara, ndërsa dyshohet se edhe mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të. Kur policia e arrestoi, 60-vjeçari me banim në Lezhë, ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ku ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.93mg/l.

Policia e Lezhës njofton se materialet procedurale i kaloi pranë Prokurorisë së Krujës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi I mjetit në gjendje të dehur “.

SHKARKO APP