Lezhë/Kryetari Ndreu nis punën me pastrimin e mjedisit

Nga: Jak Rrozhani

Një nga prioritetet e Bashkisë së qytetit të Lezhës dhe kryetarit të saj, Pjerin Ndreu është pastrimi dhe mbajtja pastër e mjedisit të qytetit, zonës turistike, asaj historike etj. Këto ditë, së bashku me punonjësit e shërbimeve në këtë bashki, është ndërmarrë një aksion edhe me mjetet e pastrimit e të transportit për pastrimin e qytetit të Lezhës, zonës turistike, asaj arkeologjike etj.

Që në orët e para të mëngjesit, nën drejtimin e kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka vazhduar në mënyrë permanente pastrimi i mjedisit nga papastërtitë, mbetjet, barishtet, ferrat etj, nga rruga automobilistike nga dalja e qytetit të Lezhës në të dy anët e saj,që të çon në qytetin bregdetar të Shëngjinit dhe në plazhin e tij, duke krijuar një imazh pozitiv për pushuesit e turistët e shumtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pastrimi dhe prerja e barit tek Memoriali i Vendvarrimit të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, shëtitores kryesore përgjatë bregut të Lumit Drin etj me mjetet e pastrimit e të transportit, aksion që do të vazhdojë në ditët në vazhdim në të gjithë territorin e Bashkisë Lezhë. Premtimi i Ndreut për një qytet dhe mjedis të pastër në qytet, bregdet e kudo është një risi, detyrë e secilit dhe sensibilizim i çdo qytetari, tregtari, subjekti privat për një mjedis të pastër ku punojme dhe jetojmë. Duke paralajmëruar se do mbajnë përgjegjësi të gjithë ato që ndotin mjedisin e shkelin ligjet për mjedisin. Mjedisi është kulturë, shëndet një shembull pozitiv ky që duhet përgjithësuar për një mjedis të pastër e të shëndetshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?