Lezhë, mosmarrëveshje pronash, adoleshenti hedh në erë kasollen e fqinjit

Policia e Lezhës shpalli në kërkim një 18-vjeçar, pasi ka vendosur tritol në kasollen e fqinjit të tij. Burime zyrtare bëjnë të ditur se rreth orës 23.40 P. D., 18 vjeç ka vendosur një sasi tritoli në kasollen e N. D, ku ajo është shkatërruar tërësisht.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz.

Mësohet se 18-vjeçari gjatë ditës së mërkurë ka dëmtuar rrethimin që ndan banesën e tij me atë të N. D. Ky i fundit disponon pronësinë e këtij rrethimi me vendim gjykate. Adoleshenti kishte sharë, ofenduar dhe kërcënuar me jetë shtetasit E. R dhe T. L, që po punonin në ndërtimin e këtij rrethimi.

Policia ka shpallur në kërkim 18-vjeçarin në akuzat e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe kanosje serioze për jetën.

SHKARKO APP