Lezhë, mungon fondi i ndihmës ekonomike për dhjetëra familje
Fondi i ndihmës ekonomike, paaftësisë dhe shpërblimet kanë mbërritur te përgjysmuara në Lezhë.
Të shumta janë familjet qe po i kalojnë festat e fundvitit edhe pa te ardhurat e vetme qe kane ne forme pagesash. Ata janë vendosur para bashkisë duke pritur që të këtë një përgjigje pozitive për zgjidhjen e këtij problemi.
Drejtorja e Financës në Bashkine e Lezhës Tonine Marku thotë se njësia vendore i ka depozituar listë pagesat pranë bankave dhe filialit të postës shqiptare dhe pritet që Thesari i Ministrisë së Financave të elokojë fondin e plotë, pasi Ministria është në dijeni të këtij problemi.
Marku: Një pjesë janë pagu dhe një pjesë rreth 8 mln lekë të reja mungon, pasi nuk i ka ardhur bankës apo Postës. Ne do të presim deri në nesër.
Të penalizuara nga mungesa e fondit për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë shume familje thonë se janë detyruar qe te kërkojnë mbështetje për të tejkaluar situatën si dhe për të krijuar atmosferë festive ne shtëpitë e tyre.

