Lezhë, ndërron jetë i dënuari
Një i dënuar i cili vuante dënimin në burgun e Lezhës, ka ndërruar jetë në Spitalin e Burgut në Tiranë. Burimet nga policia thanë se, i dënuari A.N, 64-vjeç nuk ka pasur dëmtime dhe shenja në trup.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.01.2018, në Spitalin e Burgut, ka ndërruar jetë i dënuari A. N., vjeç 64 banues në Tiranë, i ardhur në spital nga IEVP Lezhë më datë 05.12.2017. Nga veprimet e kryera nuk vërehen dëmtime dhe shenja në trup. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

