Lezhë/Pulaj: Viti i ri shkollor, fillon me infrastrukturë të rinovuar
Nga: Jak Rrozhani
Viti i ri shkollor 2019-2020, fillon me infrastukturë të rinovuar tërësisht në disa shkolla, kopshte dhe mjedise sportive të bashkive, nën juridiksionin e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Lezhë.
Kjo infrastrukturë shkollore, e gatshme për të pritur nxënësit në këtë vit mësimor, është monitoruar nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Lezhë, Bardhok Pulaj, duke garantuar një fillim të mbarë të proçesit mësimor dhe me kushtet e nevojshme të infrastrukturës shkollore.
”Suksese për nxënësit, mësuesit dhe komunutetin e këtyre zonave, që nga Kukësi, Tropoja, Hasi, Shkodra, Malësia e Madhe, Vau-Dejës, Puka, Kurbini, Mirdita dhe Lezha”, uron Pulaj. Nga ana tjetër, ai thotë se kjo është vëmendja e shtuar e qeverisë për arsimin. ”Kjo është shkolla që duam. Objekte të tjera shkollore janë futur në proces rikonstruksioni në disa bashki”.
KOHA JONË SONDAZH

