Lezhë, tritol banesës së policit të burgut të Shën-Kollit

Mësohet konkretisht se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 4.00, në katin e katërt të një apartamenti në lagjen,” Gurra’.

Burime policore bëjnë me dije se apartamenti i përkiste shtetasit, Paulin Deda, punonjës i policise, në burgun e Shën-Kollit. Teksa nga shpërthimi i tritolit nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme të lehta materiale.

Në një intervistë për mediat, i lënduari Deda deklaroi se ka marrë kërcime edhe herë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Kam pasur kërcënime, nuk e kuptoj përse ndodhi kjo ngjarje, s’kam asgjë personale me asnjë njeri, por gjithçka mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës sime. Në apartament janë gjetur shenja të autorëve që mund të ndihmojnë policinë në identifikimin e tyre.”- shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia sakaq ndodhet në vendngjarje dhe po punon dhe po punon për zbardhjen e çështjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?