Lezhë/Sekuestrohen prona, vila dhe makina luksoze me vlerën e 1 miliardë lekëve
Policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete.
Shtetasit me iniciale V. H., iu bë vendosja e sekuestros preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.
Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:
- a) 2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar kafe & parukeri)
- b) 2 godina banimi ( 1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2)
- c) 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2
- d) 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )
Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 mijë Euro.
Ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët, se është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë.
Ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e rasteve të tjera.

