Libofshë, vihen në kontroll vatrat e zjarrit pas 10 orësh
Vatrat e zjarrit në Libofshë janë vënë nën kontroll pas 10 orësh. Megjithatë era e fortë përbën rrezik për riaktivizimin e tyre duke detyruar zjarrfikësit të qëndrojnë në terren me automjetet në gatishmëri.
Zjarri nisu paraditen e së premtes në ullishtat pranë fshatit duke rrezikuar shtëpi dhe kisha. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ndihmën e vet banorëve vatrat pranë shtëpive u izoluan shpejt por ndërkohë kodra me ullinj u përfshi nga flakët.
Nga një bilanc paraprak mësohet se janë djegur 7700 rrënjë ullinj dhe një objekt i pabanuar në një sipërfaqe prej 31 ha.
KOHA JONË SONDAZH

