LIBRA sqaron pse nuk do të marrë pjesë në protestë

LIBRA nuk do të marrë pjesë në protestën e 27 Janarit. Përmes një deklarate për median partia LIBRA sqaron pse nuk do të marrë pjesë në protestë:

“Në 26 vjet demokraci 13 vjet ka qeverisur PD dhe 13 vjet ka qeverisur PS. Në protestë thërriten të vijnë ata që smund të arsimohen por a e mbani mend reformën e PD që krijoi fenomenin VItrina dhe më pas reformën e PS që studentët iu përgjigjen me sulme ndaj Ministres së Arsimit. Njerëzit thërriten të protestojnë kundër kanabizimit, por e mbani mend si nisi loja nga PD me Lazaratin dhe u vazhdua me sukses nga PS me pjesën tjetër të vendit. Kemi po të njejtën sjellje nga dy partitë kryesore. Po LSI që sot përmallohet për qytetarët çfarë roli ka patur a e kujtojnë shqiptarët. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë njëherë patericë e PD dhe njëherë patericë e PS. Me deputetët që ka patur LSI e kishte në dorë që të bllokonte koncesionet si në kohën kur qeveriste me PD ashtu dhe në kohën kur qeveriste me PS. Me deputetët që ka patur LSI e kishte në dorë të mos ta linte në gjendje mizerabël arsimin në Shqipëri. Me deputetët që ka patur LSI e kishte në dorë të ndalonte Lazaratin në kohën e PD dhe kanabizimin në kohën e PS.”

Sipas LIBRA për ata që e kanë thirrur protestën njerëzit janë thjesht levë që të rrisin stekën e pazarit në luftën për pushtet që kanë me qeverinë

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për drejtuesit e protestës së 27 Janarit numri i njerëzve është  thjesht një levë që të rrisin stekën e pazarit në luftën për pushtet që kanë me qeverinë. Ata luten që të ketë një Ziver Veiz mes turmës se në këtë rast steka do jetë më e lartë. Ata nuk janë zgjidhja e problemeve të shqiptarëve. Bashkë me qeverinë ata janë gjysma tjetër e problemit. Do të ishte mirë që në 27 Janar ata të mbylleshin në zyrat e Kryeministrisë bashkë me qeverinë atëherë po, qytetarët do të protestonin të lirë dhe me të drejtë. Atëherë dhe LIBRA do të jetë aty.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?