Librat falas, këtë vit përfitojnë mbi 220 mijë nxënës

Ministria e Arsimit çdo vit ka rritur numrin e përfituesve të librave falas, ndërsa këtë vit kësaj skeme i janë shtuar edhe nxënësit e klasave të pesta në të gjithë vendin. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini thotë se në vitin 2017-të numri i përfituesve ishte rreth 86 mijë ndërsa për këtë vit shkollor, shkon mbi 220 mijë numri i përfituesve.

”Teksa në vitin 2017-të numri i përfituesve ishte rreth 86 mijë dhe në 2018-tën rreth 180 mijë, për vitin e ri shkollor 2019-2020 numri total i përfituesve shkon mbi 220 mijë nga të cilët 155 mijë janë nxënës nga klasa e 1-5 dhe rreth 70 mijë të tjerë nga klasa e 6-12 të cilët janë pjesë e 16 kategorive të veçanta si familje në nevojë; me aftësi të kufizuara, fëmijë me statuse sociale te caktuara, viktima të trafikut, minoritarë etj”.

Fondi i mbulimit të skemës së librave falas për këtë vit është 600 milionë lekë nga buxheti i shtetit, 80% e librave të vjetshëm kanë rezultuar efektiv dhe do të ripërdoren edhe vitin e ri shkollor. Pjesa tjetër prej 20% do të mbulohet nga një fond i posaçëm i MASR. Tekstet e klasës së parë dhe fletoret e punës do të jenë krejtësisht të reja, ndërsa klasat e tjera do të marrin tekstet e përdorura të një viti më parë të cilat janë në gjendje shumë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?