Librat shkollorë, prindërit: Na shesin fletore pune me detyrim (Video)

Bashkë me librat, detyrohen të blejnë edhe fletore pune që nuk përfshihen në paketat e publikuara nga shkollat.

Denoncimi i qytetarëve vjen nga Patosi ku prindërit pohojnë se përveçse çmimet janë të shtrenjta, punonjësit e shitjes më shumë u japin fletore pune sesa libra, gjë që sipas tyre ka ndikuar shumë në rritjen e çmimit të paketës së librave sipas klasave.

Prindër fëmijësh pohojnë se nëqoftëse nuk i merr fletoret e punës ata nuk të japin as librat. Një fletore pune kushton 5 mijë lek të vjetra e nëse blen shtatë libra duhet të blesh 12 fletore pune.

Prindërit: “Nga 5 libra që ka vajza kemi marrë deri tani 12. Kemi edhe gjysmën e tyre për të marrë.”
Punonjës të shitjes së librave u kontaktuan nga Ora News por nuk pranuan të flasin duke nënvizuar se nuk i përcaktojnë ata materialet shkollore.

Nga ana e saj drejtoria e shkollës “Hekuran Maneku” në një prononcim telefonik paketa e librave sipas klasave dhe shtëpive botuese është publikuar në vend të dukshëm ku prindërit mund të orientohen.

Përsa i ankesave shtohet se ata janë në dijeni të problemit dhe planifikojnë të takohen me përfaqësues të shitjes së librit shkollor për të zgjidhur situatën.

 

/Ora news

SHKARKO APP