Librazhd, nën flakë Parku Kombëtar i Shebenikut

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në rrethin e Librazhdit, duke djegur më shumë se 10 hektarë sipërfaqe me bredha.

Zjarri është identifikuar pranë Qarrishtës, në një terren të vështirë për ndërhyrje, në rrugë tokësore. Megjithatë shërbimi zjarrfikës po punon për vënien nën kontroll të flakëve, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.

Mësohet se për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dy mjete zjarrëfikëse, por mund të kërkohen të tjera ndërhyrje, madje edhe nga ajri pasi ende nuk është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Paraprakisht mendohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi është identifikuar gjatë natës. Policia është duke hetuar për zbardhjen e shkaqeve dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.

SHKARKO APP