Librazhd, prangosen dy të rinj për prerje pyjesh

 

Një ditë më parë ministri Sajmir Tahiri  paralajmëroi se askush  në Shqipëri, duke filluar nga muaji shtator,  nuk do të presë në pyje.  Policia e Librazhdit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, të cilët po transportonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Të arrestuarit janë shtetasit Miriam Biçaku, 28 vjeç dhe Megli Biçaku, 18 vjeç, që të dy banorë të fshatit Qarrishtë të rrethit të Librazhdit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me mjetin e tyre, një kamion me targa DR 2133 C pa asnjë dokumentacion nga Drejtoria Pyjore, lëndë drusore bredh rreth 50 trarë me gjatësi 5 metër secili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet në ngarkim të dy të rinjve i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?