Libri ”Covid-19 Manifest” nga Alban Daci. Liria që ndryshoi nga Pandemia, refleksione dhe analiza

Nga: Redjon Shtylla

Prej fundit të vitit 2019, bota pësoi ndryshimin më të madh dhe kjo nga virusi Covid-19. Ende sot është në mesin tonë dhe merr jetë, madje në qarkullim janë edhe variante të reja. Pandemia ndryshoi gjithçka, izolimi ishte më i zakonshmi në mesin tonë, por liria nuk është më e njëjta, ajo u transformua dhe lirinë e kishte vetëm pushteti.

Dott. Alban Daci, anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane, prej një viti ka nxjerrë në treg librin e 4-tër të titulluar ”Covid-19 Manifest. Liri e Demokraci”, aty ku reflektohen ndryshimet, cënimet në ligje që solli pandemia dhe çfarë do të ndodh nesër. Në libër janë pasqyruar dhe analizuar nën fijen e hollë kritike 32 tema aktuale. Edhe pse i botuar në prill të 2020, libri është aq aktual, dhe në të janë pasqyruar mendime të ftohta dhe analitike të shoqërisë, të pushtetit dhe të humbjes që vijon të sjellë Covid-19.

Në libër është shkruar mbi bazën e këndvështrimeve historike, të dhënave e normave ligjore të ndërmarra në kohën pandemia ka parashikuar se efektet e saj do të jetë sociale, politike dhe ekonomike.

Ky libër është një manifest për lirinë dhe demokracinë. Çfarë ka të përbashkët qielli i lirë, fusha e lirë, lira e shtypit? Qielli është i lirë, nëse nuk ka re. Fusha është e lirë, nëse nuk ka ndërtime, persona ose makina, që mund të pengojnë. Shtypi është i lirë, nëse asnjë organ politik, shtetëror ose juridik nuk e ndalon shprehjen e opinioneve të lira. Të gjithë të përbashkët kanë, se duhet të jenë të lira.

Në njërën prej temave, Daci shkruan se ”Krahas pandemisë e virusit që mund të infektojë sa më shumë e mund të vrasë sa më shumë njerëz, kemi në të njëjtën kohë ”pandeminë e gjithëllogëve”, pra të atyre që mendojnë se dinë gjithçka e flasin për gjithçka. Këta janë specialistë të vetshpallur, që nuk kanë studiuar kurrë mjekësi e për të fituar vizibilitet mundohen të thonë gjithçka e të shpikin çdo gjë”.

Në temën ”Koronavirusi dhe Demokracia”, autori shkruan atë që të gjithë e mendojnë por nuk e themi me zë të lartë. ”Liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, me heshtjen tonë i kemi bërë diktatorë të nevojshëm të popullit”.

Liberalizimi dhe Shqipëria sot, është një tjetër temë aktuale. ”Historia ka dëshmuar se ndëshkimet masive dhe dënimet e ashpra nuk janë zgjidhje, për të pasur një shoqëri demokratike dhe me vlera të ndryshme, që krijojnë një mozaik të përbashkët”.

Librin mund ta gjeni në çdo librari, dhe nuk duhet humbur, pasi në 214 faqe janë trajtuar me imtësi çdo problem e është dhënë nga një rrugë për përmirësimin e situatës. Libri është i dobishëm për ata që janë politikanë, gazetarë, por mbi të gjitha ky libër duhet të lexohet nga çdo i ri që është i frymëzuar nga demokracia dhe nga vlerat që ajo mbart.

SHKARKO APP