Libri me përmbajtje seksuale, pezullohet drejtoresha

Drejtoria Arsimore ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e shkollës nëntë vjeçare “Kongresi i Manastirit”, pas skandalit me tekstet jashtëshkollore që u jepen nxenesve të klasës së tretë të denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Libri i ofruar nga mësuesit e ciklit fillor, ka në brendësi të shpjeguar në mënyrë të detajuar mënyra e riprodhimit dhe organet gjenitale.

Edhe pse ai u shitej nxënësve të shkollës, drejtoresha shprehet se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tij dhe për më tepër e konsideron normal tekstin me përmbajtje të fortë seksuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por skandali shkon edhe më tej. Ky libër nuk u është dhënë për herë të parë nxenësve të klasës së tretë të kësaj shkolle. Ata e kanë pasur në përdorim edhe një vit më parë. Jane vetë nxënësit e klasave të katërta që pohojnë se e kanë blerë nga mësuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Libri është jashtëshkollor dhe nuk bën pjesë në kurrikulën mësimore. Ai është futur në shkollë në kundërshtim me rregullat. Nxënësit thonë gjithashtu ai nuk është libri i vetëm jashtëshkollor që u është shitur nga mësuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?