Liçaj: Serbët dhe grekët kanë të drejtë për ne. Po të ngrihen shqiptarët, qeveria bëhet ‘lule’

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në “Arena” në Ora News u shpreh se shqiptarët nuk kanë karakter shtetformues, duke theksuar se pranojnë t’i nënshtrohen qeverisë.

Pjesë nga deklarata: 

Liçaj: Mentaliteti i popullit shqiptar është tribal. E urrej atë që thonë grekët dhe serbët, por kanë të drejtë që ne nuk jemi shtetformues. Ai bajraktari që vjen merr një pushtet të shfrenuar që e kemi fajin edhe ne qytetarët që ulim shpinën. Në betejën për teatrin thonë e ka vendosur ai. Jo nuk e kam vendosur unë. Në momentin që shqiptarët do t’i bëjnë opozitë shtetit, e di s’i bëhen? Lule!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka 5 vjet që merret me teatrin kombëtar, që kur është bërë kryeministër. Në fund fare ne i bëjmë një rezistencë shumë të thjeshtë, me institucione me protesta. Ajo qëndresa e Teatrit Kombëtar, ka thyer çdo lloj rekordi. U bënë 6 muaj përditë. Është si ai qiriri i kishës, do vijnë të ndezin qirinj të tjerë. Ka ngjallur shpresë. Intelektualët këtu i kanë mpirë. Të gjitha qeveritë, por kjo ishte më dërrma e shtypin artistin. Artistët nuk përulen. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?