Liderët e BE dhe Ballkanit mblidhen në Tiranë, kurse Vuçiç dhe Putin ikin në Kinë

Tirana është kryefjalë e Europës politike. Në mesin e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor që janë në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, ra në sy mungesa e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Serbia kishte vendosur të përfaqësohej me kryeministren Ana Brnabiç në këtë takim të rëndësishëm të Procesit të Berlinit, ku do të diskutohet procesi i integrimit të Ballkanit.

Presidenti Vuçiç ka udhëtuar drejt Kinës. Sipas mediave ndërkombëtare, në këtë takim do të jetë i pranishëm dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Udhëheqësit nga më shumë se 140 vende, duke përfshirë Lindjen e Mesme do të takohen në kryeqytetin kinez në kuadër të nismës që parashikon investime infrastrukturore në vende në zhvillim.

SHKARKO APP