Liderët europianë takojnë Zelenskyn: Ukraina të marrë menjëherë statusin e vendit kandidat për në BE

Pas kryeministrave shqiptarë, sot në Kiev Presidenti ukrainas Zelensky ka pritur liderë të Europës.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të mërkurë nga Kievi, ku ndodhet bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin Italian Mario Draghi, se mbështesin Ukrainën për të marrë statusin e menjëhershëm të vendit kandidat.

Vendi e nisi procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në shkurt, katër ditë pas pushtimit të Rusisë.

SHKARKO APP