Lidhja që dogji kosovarin: Aman pranoje, unë do zhdukem…
Dhimbja nuk ka fund në familjen e 60-vjeçarit nga Mitrovica, Xhafer Osmanit, të cilët pas lajmit të kobshëm, ende nuk kanë konfirmuar nëse trupi i karbonizuar i përket 60-vjeçarit. Krimi makabër vijon të qëndrojë i mbuluar nga misteri, deri në daljen e rezultateve të ekspertimit Mjeko-Ligjor, shkaqet e krimit horror janë enigmatike. Gjatë verifikimeve të kryera në dobi të zbardhjes së kësaj ngjarje, është arrestuar shtetasi Besnik Shehaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, i është gjendur një pushkë, të cilën e kishte fshehur në dhomën e gjumit.
Lidhja intime
Që prej gjetjes së makinës dhe trupit të karbonizuar brenda saj në fshatin Derven të Fushë-Krujës, pista e cila po përflitet më së shumti, është ajo e një lidhje intime, që i ndjeri ka pasur me një grua të martuar në Kosovë. Xhafer Osmani, sipas burimeve ka qenë beqar dhe ka ka biseduar me burrin e gruas që dashuronte duke i pohuar: ”…aman pranoje se mua s’do më shikosh më, se do zhdukem…”. Një bisedë e tillë mësohet se është bërë në një nga faqet sociale që viktima dispononte.
Familja
Pas lajmit të kobshëm të gjetjes së një personi të karbonizuar brenda një automjet në zonën e Dervenit në Fushë-Krujë, që dyshohet se i përket Xhafer Osmanit nga Mitrovica e Kosovës, famijarët e këtij të fundit iu drejtuan Institutit të Mjekësisë Ligjore për të marrë konfirmimin zyrtar. Mesa duket zvarritjet institucionale, por edhe mungesa e kryerjes së analizave të ADN-së, bëri që familjarët e personit që rezulton i humbur prej datës 4 maj, të mos marrin përgjigje nga morgu i Tiranës. Ndërkohë, i vetmi institucion që ka mundësinë për të bërë anazilat e ADN-së në vendin tonë, është laboratori Policisë Shkencore. Do të duhet të pritet edhe të paktën 1 javë për të përcaktuar se i kujt i përket trupi i shkrumbuar i gjendur mesditën e së shtunës në periferi të Fushë-Krujës.
Shkaqet
Personi kryesor i dyshuar për këtë ngjarje gjithashtu është ndaluar. Policia dhe prokuroria e Krujës, janë përqëndruar gjatë mbi analizimin e disa pamjeve filmike, të sekuestruara në kamerat e një karburant “Eri”. Gjatë analizimit të filmimeve është vërejtur se makina “Volkswagen Turan”, futet në këtë rrugicë. 10 apo 17 minuta më pas, në ambjentet e karburant “Eri”, hyn një automjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë, nga ku del Besnik Shehaj, dhe largohet nga zona e karburantit dhe shkon në drejtim të rrugës, ku hyrë 17 minuta më parë makina e kosovarit Xhafer Osmani. Gjatë marrjes në pyetje, Shehaj ka thënë se ishte larguar për të gjetur një bidon në mënyrë që ta mbushte me benzinë, pasi i duhej për motorin. Verifikimet e policisë kanë zbuluar se së bashku me Besnik Shehaj në makinë ishte dhe shtetësja I.B, kushërira e Besnikut. Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se qëndron në Itali dhe se shtetasin kosovar Xhafer Osmani nuk e ka takuar asnjëherë.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

