“Lidhje të fuqishme biznesi në Maltë”, Lala jep detaje për vrasjen në Laç
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë sot në emisionin “Opinion”detaje rreth ekzekutimit të Paulin Markut dhe Bujar Likës mbrëmjen e së shtunës në Laç.
“Në orën 20 e 30 të të shtunës kanë zbritur nga automjeti 4 persona të cilët kanë qenë të veshur me kamuflazh edhe me rroba policie. Në momentin e parë kanë thirrur policia dhe janë drejtuar tek parkingu i hotelit ku ishin edhe djemtë e Paulin Markut të cilët kanë qenë duke pritur jashtë makinës babain e tyre, ju është drejtuar arma ju janë marrë telefonat që të mos komunikonin me policinë, ndërkohë që njëri ruante fëmijët në makinën e blinduar, sepse dihet të Bujar Lika që pas vrasjes së Enton Nikës në Linz, duke qenë me precedentë penal lëvizte me automjet të blinduar. Njëri ka ruajtur djemtë ndërsa 3 të tjerët kanë hyrë në hotel. Dy viktimat kishin ardhur 20 minuta më herët. Kanë qëndruar te pjesa e hollit. Në këtë moment ka reaguar Bujar Lika i cili ka qëlluar pasi ka dyshuar. Atentatorët i janë kundërpërgjigjur dhe kanë qëlluar me armë blindëshpuese. Policia është njoftuar me pak vonesë. Pasi kanë shkuar dy të vrarët 30 min pas kësaj ngjarjeje është paraqitur në spital, Kreshnik Tusha i plagosur i cili kishte 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Dyshohet se është një nga atentatorët. Ai pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai pretendon se e kanë qëlluar në hyrje të banesës.”- tha Lala.
Objektivi i këtij atentati është ende i paqartë tha Lala por prokuroria ndër të tjera është duke hetuar lidhjet e Paulin Markut me një dhomë të fuqishme biznesi në Maltë.
“Paulin Marku është shumë i njohur në rrethet e biznesit në Shqipëri. Grupi hetimor ka gjetur të dhëna se kishte lidhje të forta biznesi me Maltën ishte anëtar i një prej dhomave shumë të fuqishme të biznesit në Maltë dhe kjo është një nga pistat që po hetohet. Është duke u dyshuar edhe për një grup grabitësish po problemi është që në hotelin Allamanit nuk ka asgjë që mund të grabitej aty dhe kjo e bën të dyshojë prokurorinë. Bujar Lika njihet si njeri shumë i afërt me Ervis Martinajn dhe dihet lidhja e tij me vrasjen e Enton Nikës në Linz.”.
/ Opinion.al