Ligj i ri për Përmbarimin, PS: Sektori ka probleme me zvarritjen e vendimeve e me transparencën

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka nisur shqyrtimin nen për nen të Ligjit të ri për Përmbarimin Privat, sektor që do t’i nënshtrohet një riorganizimi thelbësor.

Shkak janë bërë problematika të shumta të evidentuara në funksionimin e këtij sektori  nga zvarritja e pajustifikuar e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, te mungesa e transparencës,  te problemet me licencimin e përmbaruesve, e deri te mungesa e masave disiplinore ndaj shkeljeve në ushtrimin e profesionit.

Deputeti Alket Hyseni, në cilësinë e relatorit draftit tha se nuk bëhet fjalë për ndryshime por një ligj të ri, duke qenë se mbi 70% e neneve i janë nënshtruar ndryshimeve thelbësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shqyrtimin nen për nen, Ligji i ri për Përmbarimin Privat do të votohet me shumicë të thjeshtë nga Deputetët./SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?