Ligjet kalojnë projektligjin për Portin e Durrësit, Bardhi i ”flak” mikrofonin deputetes së PS-së
Projektligji për Portin e Durrësit, ka shkaktuar debate mes deputetit së PD, Gazment Bradhi dhe kryetares së Komisionit së Ligjeve, Klotilda Bushka Ferhati. Me votat e shumicës, u kalua projektligji ”për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development l.l.c, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.
Klotilda Bushka: Unë nuk e vazhdoj më diskutimin do të kaloj në votim sepse ju kolegë nuk keni respekt. Kur ju flisni ne ju respektojmë. Kalojmë në votim. Të numërojë votat sekretaria. Nuk ka më diskutime kalojmë në votim se ju kolegë nuk keni respekt
Gazment Bardhi: Gjejeni në marrëveshje ku investon ai.
Klotilda Bushka: Më gjeni një rresht. E keni lexuar kontratën? Sot gjithë ditën treguam se ajo që thoni ju për zhvillimin e procedurës së përshpejtuar është e drejtë dhe sot i dhamë 8 orë kohë për ta sqaruar. dhe unë nuk e kuptoj, ju qofshi që nuk gjetët asnjë defekt tek kontrata.