Ligji antiduhan, gjoba lokaleve që lejojnë konsumin në ambientet e jashtme të mbyllura

Ligji antiduhan është shtrirë në çdo lokal, i cili  ambientin e jashtëm ku lejohet konsumimi i tij e kanë shndërruar në të mbyllur. Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit ka marrë masa administrative për këto subjekte, ndërsa përcakton qartë se ambienti i jashtëm duhet të jetë 50 % i hapur.

Ligji antiduhan ndalon konsumimin e tij në ambiente të mbyllura, por një pjesë e tyre i kanë shndërruar ambientet e jashtme në të mbyllura.

Për të gjitha këto, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë masa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vitit 2018 janë marrë 193 masa administrative, ndërsa në 2019, 466 masa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtorja e Institutit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho, deklaron se gjobat nuk kanë munguar as në ditët e para të janarit.

Vjollca Braho: Gjatë 2019 janë marrë  466 masa administrative, gjatë vitit 2018 janë marrë 193 masa administrative.  Gjatë gjithë inspektimeve që kemi realizuar në 2019 janë që në ditët e ftohta ambientet e jashtme janë kthyer në ambiente të brendshme, duke i mbyllur me vetrata, xham, tenda.

Por kush konsiderohet një ambient i hapur dhe një i mbyllur?

Braho deklaron se të gjitha subjekteve u është dërguar përkufizimi i mjedisit, 50 për qind e të cilit duhet të jetë i hapur.

Vjollca Braho: Kjo është shkresa që i kemi dërguar të gjtiha subjekteve dhe i kemi pasqyruar se kush është ambient i mbyllur dhe kush është i hapur. Vetëm faqja e murit, tavani dhe dyshemeje,  të gjitha faqet e tjera duhet të jenë të hapura. Në progres raportin e KE për 2019 është shprehur që ligji antiduhan për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit është realizuar tërësisht.

Ligji trajton njësoj si në rastin e cigareve konvencionale edhe përdorimin e cigares elektronike, asaj me ngrohje dhe shishas në ambiente të mbyllura.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?