Ligji i plehrave, Koka: Bashkitë s’kanë kapacitete të monitorojnë

Ligji mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve duket se ende nuk e ka dakordësinë e LSI. Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka ngritur pikëpyetje lidhur me mundësitë e bashkive për të menaxhuar procesin nga ndarja e mbetjeve në burim deri në fazën finale të riciklimit.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shprehur rezervat e tij në lidhje me menaxhimin e  integruar të mbetjeve. Ai thotë se nuk janë garantuar ende të gjitha hallkat nga ndarja e mbetjeve në burim e deri në riciklimin e tyre.

Koka: Ne kemi një situatë relativisht të vështirë do të thoja në mbetje. Nuk mundet dot mbetjet të ndahen në burime. Çdo të thotë mbetjet të ndahen në burim, do të thotë në burim nëse një qytetar dërgon në një kontenier të destinuar, nëse një qytetar e çon në një kontenier pak rëndësi ka kualiteti i kontinierit. Mbetjet janë në të njëjtin vend. Megjithatë nëse mund të riciklojmë mbetjet, çbëhet me sasinë e mbetur të mbetjeve dhe çbëhet me mbetjet e mbetjeve të riciklueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Lefter Kokës 61 bashkitë nuk kanë planifikuar një buxhet të përcaktuar për mbrojtjen e pyjeve pavarësisht se ka kaluar një vit nga vendosja e moratorimit. Tashmë sipas Kokës nga vend eksportues I drurit jemi kthyer në vend importues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koka: Vetëm faktet ku janë 200 mijë metra kub lëndë drusore që nuk eksportohet më, vetëm fakti që janë mbi 150 mijë metra kub që importohen në vendin tonë, ky ndryshim është i madh. Pra nga një vend eksportues jemi kthyer në një vend importues të lëndës drusore.

Deklaratat ministri i bëri gjatë prezantimit të regjistrit online të shkarkimit të ndotësve në mjedis. Regjistri i krijuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të paraqesë të dhëna online për sasinë e ndotësve të çliruara në ambient për 250 kompani të mëdha në vend.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?