Ligji i plehrave, paralajmërohen protesta të mëdha dhe sulme ndaj deputetëve
Në foto: Ministri i qeverisë së Ukrainës, i cili hidhet në koshin e plehrave nga protestuesit, pas miratimit të një ligji të debatueshëm në Parlament.
Në 13 tetor pritet që Kuvendi të miratoj ligjin që lejon importin e mbetjeve në Shqipëri. Qytetarët për Parkun, një grupim shoqatash ambientaliste është angazhuar kundër miratimit të ligjit.
Sot në rrjetin social Facebook, shoqata paralajmërojnë protesta të mëdha. Protestat do të orientohen kundër deputetëve socialistë. Pritet që deputetë të veçantë të sulmohen duke i “hedhur në koshin e plehrave”.
Kjo thirrje është bërë sot nga shqata në Facebook:
“Ne date 13 Tetor do te rikthehet per votim ne parlament ligji famekeq i importit te mbetjeve. Duket sikur qeveria eshte ne lufte me qytetaret, sapo gjen nje hapesire te lire, fut ndonje ligj qe ti helmoj apo tua zvogeloj te drejtat. Pregatituni per te ngritur pesha ne 13 tetor!”,- thuhet në njoftimin e shoqatave.
Qytetarët për Parkun kanë postuar dhe një foto mjaft popullore që simbolizon protestat kundër qeverisë. Në foto shfaqet një ministr i qeverisë së Ukrainës, i cili hidhet në koshin e plehrave nga protestuesit, pas miratimit të një ligji të debatueshëm në Parlament.

